Mëngjesin e 23 qershorit, kryeministri Edi Rama publikoi një foto të protestuesit Erlis Sina, të shkrepur gjatë qëndrimit të tij 24 orë para Kryeministrisë. Fotografia u shoqërua me një mesazh ku Rama e cilësonte Sinën si të “mbërthyer” nga vorbulla e turmës dhe se, sipas tij, sinqeriteti dhe bindjet e tij po keqpërdoreshin për interesa të tjera.
I ftuar në emisionin Quo Vadis mbrëmjen e kësaj të enjte, aktivisti Erlis Sina tregoi përjetimet kur lexoi postimin e Ramës. Ai tha se u ndje i përdorur, duke nënvizuar se kryeministri hyri më shumë seç duhej në privatësi.
Pjesë nga biseda:
Sina: U ndjeva i befasuar. Sa kisha shkuar në shtëpi për t’u ushqyer dhe për t’u qetësuar, kur pashë postimin. U ndjeva i çuditur sepse nuk ishte ai qëllimi i fotos. Në një moment nuk doja t’i përgjigjesha. Më shumë u ndjeva i intimiduar, si i përdorur. U fut më shumë se ç’duhej në privatësinë time.
Borakaj: Ta dërguan apo e pe vetë?
Sina: Ma dërguan. Unë kam 25 ditë, 26 ditë sot në shesh.
Borakaj: Vazhdoni edhe natën?
Sina: Po, jo të gjithë. Se jemi të gjithë rrogëtarë. S’po ja dalim dot.
/vizionplus.tv





