E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë, MABCO e Behgjet Pacollit pritet të rifillojë punimet në Aeroportin e Vlorës

Sot eshte zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë, ku kompania MABCO pritet të rikthehet në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet, së bashku me nënkontraktorët e saj. Vendimi i shkallës më të lartë të gjyqësorit i rikthen MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të dy shkallëve të gjykimit.

Përplasja mes MABCO-s dhe kompanisë 2A Group krijoi për disa ditë një situatë të tensionuar në hyrjet e kantierit, ku u bllokua hyrja e punonjësve dhe mjeteve të nënkontraktorëve, duke sjellë ndërprerje të punimeve dhe vonesa në zbatimin e projektit.

Reklamë

Me hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet që puna në kantier të rifillojë normalisht. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse rikthimi i MABCO-s do t’i japë fund përfundimisht konfliktit mes palëve dhe do të mundësojë përshpejtimin e punimeve në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit, me synimin që Aeroporti i Vlorës të përfundojë brenda afateve të parashikuara.

Për momentin duket se dhe rojet janë më liberalë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë