Subscribe

Kinematografia shqiptare eshte ne zi. Nje tjeter tjeter ikone, aktori dhe regjisori  Rikard Ljarja u shua.

“Deda” i “Rrugeve te bardha” do te prehet ne Shkoder ashtu sikurse ishte edhe amaneti i tij i fundit.

Rikard Ljarja nuk ja doli te fitonte duelin e heshtur me semundjen. Ne 1 prill festoi pervjetorin e 77-te te lindjes duke e kthyer kete pranvere te hidhur per familjaret, dhe te gjithe ata qe e deshen, mesuan dhe punuan me te.

PETRIT MALAJ

DEKAN I UNIVERISTETIT TE ARTEVE

Rikardi me punen e tij ka hyre ne familjet shqiptare. Nuk ka ikur nje njeri dosido, por nje ikone dhe artist i madh i kenamtografise shqiptare, i permasave te medha sic eshte ai. Eshte nje mik i shkelqyer dhe nje shkodran i persosur.

Te gjithe ata qe njohen e dinin mire se ai ishte i talentuar jo vete ne aktrim, por edhe si poet e piktor.

PETRIT MALAJ

DEKAN I UNIVERSITETIT TE ARTEVE

Ka nje moment qe i thone Rikard pse nuk i boton veprat qe shkruan, ai i thote per nje mije e nje arsye, pas i botoi i thone pse i botove shkrimet, dhe ai pergjigjet po ja ja dhash miqve te mi dhe ata mu sulen ta botoj dhe i botova. Kishim te benim me nje njeri qe lexonte dhe pikuronte.

Malaj tregon edhe detaje nga hera e fundit qe eshte takuar me te.

PETRIT MALAJ

DEKAN I UNIVERSITETIT TE ARTEVE

Ai ka pasur kohe ne fakt qe ka qene jo mire nga shendeti, ka patur kohe qe qendronte ne shtepi. Per here te fundit e kam takuar te ceremonia e Gjergj Xhuvanit, ishte ne dijeni qe nuk ishte mire me shendet, filluan ti dilnin lotet, e kapa per krahu e percolla me zonjen Marjeta dhe i thash disa fjale, te dua sa nuk e them dot me fjale.

Situata e pazakonte do te mbaje larg ne kete dite te fundit te lamtumires te gjithe artedashesit qe u rriten me filmat e tij, ndersa ceremonia do te zhvillohet vetem me familjaret dhe miqte e aferm.

Ljarja do te mbahet mend per dhjetra role te skalitura ne memorien e shqiptareve, si shoku Emir, te “Flete te bardha”, Skenderi te “Duel i heshtur” fillorojtsi i dashur i shqiptareve etj. Por spikat dhe roli i tij ne filmin “Komisari i drites”, ne rolin e Dritan Shkabes i cili kishte misionin per te cuar edukimin ne veri te vendit.

Por firmen e tij si si regjisor mbajne edhe shume filma  si “ Kur hapen dyert e jetes”, “Pesha e Kohes” “Ne pyje me bore ka jete”, etj..

Gjithe jeten ia kushtoi kinematografise. Qe me 1965 kur perfundoi shkollen e larte te aktrimit dhe deri ne 1996 Rikard Ljarja dha kontributin e tij te pakursyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *