E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 01:00 Në vijim ora 01:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i fortë sot. Si janë statistikat mes skuadrave?

Vëmendja e futbollit shqiptar zhvendoset sot në Shkodër, ku Vllaznia dhe Partizani do të përballen në një duel që premton emocione.

Sfida e javës së tretë të “SUPERIORES” do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur në orën 18:30.

Të dyja skuadrat kanë pasur një start jo bindës të kampionatit. Vllaznia numëron 2 pikë në dy javët e para, pas dy barazimeve, ndërsa Partizani ka grumbulluar vetëm 1 pikë, me një barazim dhe një humbje.

Shkodranët vijnë në këtë takim pas tri ndeshjeve të fundit:

Reklamë

29 gusht, AF Elbasani 1-1 Vllaznia

21 gusht, Vllaznia 2-2 Skënderbeu

15 gusht, Vllaznia 2-2 Vora

“Demat e Kuq” regjistrojnë këto rezultate në tri ndeshjet e fundit:

29 gusht, Partizani 1-2 Laçi

22 gusht, Teuta 0-0 Partizani

6 gusht: AF Elbasani 1-3 Partizani

Bilanci i tre përballjeve të fundit direkte është në favor të shkodranëve:

4 prill 2026 – Partizani 0-2 Vllaznia

24 janar 2026 – Vllaznia 1-0 Partizani

23 nëntor 2025 – Partizani 1-1 Vllaznia

Mbetet të shihet nëse shkodranët do të vazhdojnë dominimin në këtë përballje direkte apo Partizani do të reagojë dhe do të marrë fitoren e parë në kampionat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë