E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë gisht” në zjarrin masiv që përfshiu Himarën

Policia e Himarës ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme.

Pas marrjes në pyetje, dy prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa personi i tretë vijon të qëndrojë në ambientet e Komisariatit të Himarës, ku po merret ende në pyetje nga grupi hetimor.

Reklamë

Për momentin, Policia nuk ka identifikuar një autor apo një të dyshuar kryesor për vënien e zjarrit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve.

Autoritetet po verifikojnë nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nëse personat e shoqëruar kanë ndonjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë