Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë...

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord...

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i...

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

Mision i ri për paqen në Europë, Witkof e...

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe...

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE po planifikojnë...

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi...

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta e re...

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar

5 Shtator 15:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, si një nga figurat më të mëdha të njerëzimit dhe “bijën më të shquar të kombit shqiptar”.

Në një status në rrjetet sociale, Berisha rikujton se më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës.

Berisha vlerëson kontributin e saj në shërbim të të varfërve, të sëmurëve dhe të braktisurve, duke theksuar se ajo “lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj”.

“Shenjtërimi i Nënë Terezës ishte një nderim i jashtëzakonshëm” për shqiptarët, shkruan Berisha, duke e cilësuar figurën e saj si dëshmi të vlerave, dashurisë dhe humanizmit që shqiptarët i kanë dhënë njerëzimit.

Në përfundim, Berisha shpreh admirim dhe krenari për Shën Nënë Terezën, duke e cilësuar “bijë të madhe të kombit shqiptar”.

Reagimi i plotë:

Përvjetori i shenjtërimit të nobelistes shqiptare, Shën Nënë Terezës

Të dashur miq,

Sot është një ditë e shënuar për kombin shqiptar dhe për mbarë botën e krishterë. Sot kujtojmë përvjetorin e shenjtërimit të bijës më të shquar të kombit shqiptar, Nënë Terezës.

Më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës, gruan shqiptare që me jetën, veprën dhe dashurinë e saj për të varfrit e të pamundurit u bë një nga figurat më të mëdha të njerëzimit.

Në atë ditë historike, Papa Françesku e cilësoi Nënë Terezën si “shpërndarëse të mëshirës hyjnore”, duke nderuar përmes saj një jetë tërësisht të përkushtuar ndaj njeriut, veçanërisht ndaj atyre që nuk kishin më asgjë, përveç nevojës për një dorë të shtrirë dhe një zemër që t’i donte.

Për ne shqiptarët, shenjtërimi i Nënë Terezës ishte një nderim i jashtëzakonshëm. Ishte kurorëzimi i një jete të rrallë, por edhe një dëshmi madhështore e vlerave që shqiptarët kanë mundur t’i japin njerëzimit.

Ajo lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj.

Me përulësi, admirim dhe krenari, ne kujtojmë sot Shën Nënë Terezën, gruan që ia kushtoi jetën më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve dhe të vuajturve; gruan që u dha miliona njerëzve shpresë, dinjitet dhe dashuri.

Nënë Tereza është një nga dëshmitë më të ndritshme se madhështia e një kombi nuk matet vetëm me fuqinë apo pasurinë e tij, por me vlerat, dashurinë dhe humanizmin që ai i dhuron njerëzimit.

Lavdi përjetë kujtimit të Shën Nënë Terezës, bijës së madhe të kombit shqiptar!

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë një betejë të fortë

më shumë...

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

më shumë...

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VIDEO)

më shumë...

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani, duel i forte sot. Si jane statistikat mes skuadrave?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

4:37

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat...

4:23

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani,...

4:20

U fut në parakalim në kthesë, shoferit...

4:02

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

3:40

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje...

3:28

Mision i ri për paqen në Europë,...

3:16

Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë...

3:05

Ra në humnerë në Kelmend, humb jetën...

3:02

Qendra kthimi për emigrantët, vendet e BE...

2:23

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të...

2:16

Vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular,...

2:13

PD: Jo shkrirjes së 15 bashkive, harta...

1:37

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”,...

1:25

“Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga...

1:09

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e...

12:53

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet...

12:41

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata...

12:38

Policia shoqëron tre persona, dyshoet se “kanë...

Më të klikuarat

  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do...
  • “Edi, miku im”, Meloni falenderon Ramën për urim...
  • Aksident fatal në aksin Cërrik-Elbasan, motori përplaset me...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.