Policia e Vlorës arrestoi një tjetër person i cili dyshohet se ka dijeni për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishajt në datë 4 qershor në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Në pranga për këtë ngjarje ra i riu me inicialet D.Sh. Më herët policia arrestoi tre persona të tjerë si autorë të dyshuar për vrasjen e 29-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 qershorit ne qytetin bregdetar, teksa 29-vjeçari po kthehej ne shtëpi. Vrasja dyshohet se mund të ketë ndodhur për konflikte të vjetra. Vasil Dervishaj jetonte në Vlorë dhe kishte ne pronësi një lokal, një pikë bastesh si dhe një magazinë me elektro-shtëpiake.





