Në 35-vjetorin e PS është dekoruar me “medaljen e Arit”, Namik Dokle, kreu i parë i grupit parlamentar socialist.
Në fjalën e tij nDokle tha se PS ëshët forca progresiste dhe solidare.
Ai përkujtoi të gjithë socialistët që kanë dhënë kontributin etyre ndër vite, dhe që sot nuk jetojnë më.
“Unë kam 10 vjet që kam lënë politikën aktive, por do t’ju them dy fjalë. Më duket një mbrëmje e mrekullueshme.
Pikërisht 35 vite më parë, në këtë sallë u themelua PS e Shqipërisë me një mision të qartë dhe një ëndërr të madhe. Ne që filluam politikën në ato ditë nuk kishim shkollë politike, por idealizëm.
Unë kam pasur nderin të drejtoj grupin e parë të PS-së në Parlament. Një grup i jashtëzakonshëm, pasi kisha nëntë profesorë. Në këtë grup ishin profesorë me peshë të madhe, aq sa ndonjëri prej tyre hapte gazetën në mbledhje dhe kisha drojë t’i thosha që ta mbyllte. I drejtohesha Musait: “Musa, mbylle gazetën!”, edhe pse ai nuk kishte gazetë.
Më lejoni të bëj një homazh për ata që nuk janë më: Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Fatos Nano, kryetari historik i PS-së, Servet Pëllumbi, Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj, Theodhori Bej, Bashkim Caka, Tefik Ajazi, Alfred Paloka, Medin Zhega. I përjetshëm qoftë kujtimi i këtyre njerëzve.
Këta e sollën për herë të parë në pushtet PS-në.
Çfarë është PS-ja? Idealet mbeten, thelbi i PS-së mbetet e do të mbetet përgjithmonë. PS do të thotë Progres dhe Solidaritet.
Duke parë këtë medalje, pyeta Klosin se kush e kishte dizenjuar. Më tha, dhe unë i thashë: “Shumë e bukur”, pasi ai që ka dizenjuar Shqipërinë, nuk mund të mos e dizenjonte edhe këtë”, tha Dokle.





