Pesë studio ndërkombëtare arkitekturore prezantuan projektet e tyre për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.
Projektet synojnë të ruajnë identitetin historik të godinës me ndërhyrje të shkallëve të ndryshme, ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se përmes investimit, zona do të marrë zhvillim tjetër dhe do të dëhet destinacion i ri i Tiranës turistike.
“Qëllimi përfundimntar është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëmpamjae teknologjisë, e cilësisë së hapësirave, nga pikëmpamja e strukturës së riorganizuar, dhe të riangazhuar cilësisht. Por edhe që ky pallat dhe kjo zonë të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, i Tiranës kryeqytet i shqiptarëve, i Tiranës së aktivteteve kutlurore dhe i Tiranës së aktivteteve kulturore”, tha shefi i qeverisë.
“Na duhet një hapësirë që të jetë njëkohësisht skenë kombëtare për talentet e reja shqiptare dhe një skenë ndërkombëtare për ngjarjet që e lidhin vendin tonë me botën. Një simbol i ambicies sonë për të mos qenë spektatorë të zhvillimeve, por pjesëmarrës dhe protagonistë në to”, tha Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Projekti i parë, ai që parashikon ndërhyrje selektive në Pallatin e Kongreseve, ka si skuadër studion “Archi-tectonics”, në bashkëpunim me kompaninë “Edil – Al”.
“Me Edil Al kemi punuar në disa projekte për disa vite. Pallati i Kongreseve është një objekt me rëndësi në Tiranë, ku mbahen dhe organizohen aktivitete të ndryshme të rëndësishme dhe morëm kohë duke menduar si ta rikonceptojmë godinën. Ne menduam edhe për një park për njerëzit, është e rëndësishme që të mendosh që kjo zonë do të jetë e gjelbëruar. Kati i parë, do të ketë një hyrje të re në bulevrd, do të ketë edhe një parking sepse e kemi kuptuar që parkingu te stadiumi nuk është mjaftueshëm, ndërsa kulla që shihni do të jetë në krahun e sheshit “Italia”.”
Skuadra e katërt, e drejtuar nga “Perrault Architecture”, e cila bashkëpunon në këtë investim me grupin “Concord Investment”, propozon një projekt që synon të forcojë lidhjen e Pallatit të Kongreseve me bulevardin dhe hapësirat publike përreth.
“Ne jemi të përfshirë me një angazhim filozofik me riciklimin dhe ruajtjen e ndërtesave. Kemi vizionin që ky pallat është një ndërtesë historike dhe meriton të njëjtin vizion. Ky projekt përfshin edhe një hapësirë publike për të gjithë. Nuk duam të prekim gjithçka, duam që brenda të ketë dritë natyrore dhe të zhvillojmë një lidhje mes pjesës së brendshme dhe të jashtme, duke hapur pjesën e tavanit me hapësira të reja, duke mbajtur komponentë huistorikë të ndëtesës. Projekti është delikat, është shumëpragmatik, por është edhe më i lirë në kosto.”
Pas vlerësimeve nga juria ndërkombëtare, projekti fitues do të shpallet në një aktivitet të dytë, që do të nisë në orën 16.00.





