Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima, 48 mijë...

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen e tensioneve...

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat...

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe...

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një...

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima,...

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë...

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme:...

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra regjimi, socialistë u bashkuan me Gramozin, ndërsa spiunët themeluan PD-në

2 Qershor 19:28

Kryeministri Edi Rama, në festën e 35-vjetorit të themelimit të PS-së, theksoi se Partia Socialiste sot është forca më progresiste në vend.

Ai tha se kur PS-ja u nda nga e shkuara, ndryshe nga kundërshtarët politikë, tregoi se respektonte luftën për çlirim, duke mos i përzier të gjithë me diktaturën.

Rama ritheksoi se PS-ja është forca politike më antifashiste dhe më antikomuniste në Shqipëri.

Sipas tij, me fakte dhe jo me fjalë, PS-ja ka bërë më shumë se çdo forcë tjetër për ish-të përndjekurit dhe ish-të burgosurit e komunizmit.

“PS-ja nuk ndryshoi vetëm emrin, por qasjen ndaj historisë dhe ndaj të ardhmes. Këto nuk janë fjalë që tingëllojnë bukur, por janë fjalë që tregojnë se çfarë ndodhi në atë moment ndarjeje.

PS-ja nuk doli si produkt i një krenarie për atë që linte pas. PS-ja doli si produkt i një reflektimi lidhur me atë që vinte përpara.

Për këtë arsye, asnjë parti tjetër e krijuar në Shqipëri, lëre ata ronxho-ponxhot që medemek janë kundërshtarët tanë, por as partitë më të reja, nuk e kanë dot atë që ka PS-ja në ADN-në e vet, që vjen nga dita e ndarjes dhe e rilindjes për t’u hapur: sensin e të parit të vetvetes me një ndjenjë përgjegjësie për atë që ndodh, për atë që duhet të ndodhë dhe me një ndjenjë respekti, pavarësisht se në momente të caktuara mund të duket më pak apo më shumë ndaj të tjerëve.

Diçka tjetër që PS-ja vendosi ditën e ndarjes është vendosja në raport me të shkuarën, që është një raport më i ekuilibruar me të shkuarën sesa e gjen në të gjitha forcat politike.

PS-ja nuk lindi si një moment refuzimi për të pranuar se kishte diçka shumë të madhe që nuk shkonte më, por si moment reflektimi, që krijoi më pas sensin e përgjegjësisë dhe që ndërtoi një raport me të shkuarën, ku PS-ja ndau qartë që në fillim dhe më pas e konsolidoi hap pas hapi diktaturën dhe krimet e së shkuarës nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe nga komunistët e ndershëm që i shërbyen një kauze që e besonin, por nuk u përzien me krimet.

PS-ja është e vetmja parti që nuk u përzie me fashizmin dhe PS-ja është partia më antikomuniste. PS-ja është një parti që është edhe antifashiste, edhe antikomuniste. Është një parti antiideologjike që nuk e ka ngatërruar asnjëherë njeriun e ndershëm të punës, qoftë ai edhe komunist, me diktaturën.

Nuk ka ngatërruar asnjëherë, në asnjë moment, atë që pasoi pas Luftës Nacionalçlirimtare.

Tani, jo me fjalë por me fakte. PS-ja ka mbajtur qëndrimin më korrekt ndaj të shkuarës edhe në aspektin e anës tjetër. Nuk i kanë respektuar me fakte të përndjekurit politikë forcat e ronxho-ponxhove që u krijuan për t’i përfaqësuar ata, sa i kanë përfaqësuar socialistët”, tha Rama.

Më tej, kryesocialisti Rama tha se kur ra diktatura, PS-ja mori socialistët, ndërsa spiunët e regjimit themeluan PD-në.

“Ata që shkonin dhe i turrëshin bunkerit, dhe që nuk simbolizonin glorifikimin e të shkuarës, në fakt janë ata që shkatërruan PD-në dhe të djathtën shqiptare, sepse nuk janë vetëshëruar nga traumat dhe përkatësia te regjimi i kaluar, qoftë si shërbëtorë, qoftë si spiunë të atij regjimi.

Rrugët për spiunët u ndanë: në ata që hynë në rrugën e PS-së dhe në ata të PD-së.

Gramozi mori socialistët, ndërsa ata spiunët që u shërbenin socialistëve shkuan dhe themeluan PD-në”, shtoi më tej Rama.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
PS rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës

më shumë...

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia të kërkojë falje për krimet që ka bërë dhe të njohë Kosovën

më shumë...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima, çfarë dihet deri tani

më shumë...

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin e Tërnovës, nxirret nga thellësia e minierës trupi i pajetë i 40-vjeçarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima,...

10:41

Të shtëna me armë zjarri në një...

10:31

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen...

10:00

Banorët e Selenicës në protestë: Na e...

9:36

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët...

9:28

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia...

9:12

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga...

8:49

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë...

8:24

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët...

7:39

Dita e 64 e protestës, nis grumbullimi...

7:15

Zjarr në Mallakastër, zjarrfikësit sfidojnë terrenin e...

6:57

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5...

6:40

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën...

6:09

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy...

5:56

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet...

5:47

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për...

4:52

I kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski-n...

4:44

Gushti, muaji i pushimeve, metoda e thjeshtë...

4:40

Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda

4:34

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.