Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me grusht protestuesin, por edhe porositësi

2 Qershor 21:46

Eksperti i sigurisë, Gert Metani, i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi atë që po ndodh në Tiranë sot, ku po protestohet për Zvërnecin.

Metani tha se nuk duhet hetuar vetëm ai që goditi me grusht qytetarin në Zvërnec, por edhe porositësi, i cili ende nuk dihet se kush është.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Dhuna duket sikur ishte ajo shkëndija për të pasur këtë revoltë popullore. Çfarë pamë?

Metani: Pamë një ambient të rrethuar, pamë policë të shërbimit privat me uniformë dhe me mjetet e tyre, pamë edhe Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër, brenda rrethimit, një grup me ata kapuçët e zinj, si ata bodyguard-ët që shoqërojnë persona problematikë në vendin tonë. I gjithë problemi lindi nga ai grusht i famshëm, i papranueshëm.

Dëmi më i madh në një pronë shtetërore ka qenë më 21 janar, kur 4 persona, në një tentativë për t’u futur në një pronë publike, u vranë. Nga 21 janari deri më sot, gazi lotsjellës përdoret në masë, por nuk vret njerëz.

Këta njerëz që janë paguar nga nënkontraktori aty, jo të gjithë ishin të regjistruar te kjo kompani “Major Security”, në pronësi të një zonje. Personi që goditi dhe që u arrestua ishte pronari de facto; de jure ishte personi i lidhur me të.

Borakaj: Çfarë kuptimi ka që ta fusësh brenda dikë, pse s’e nxorën jashtë?

Metani: E gjithë çka ndodhi ishte dashakeqësi, dhunë. Personat që ishin për siguri aty tentuan ta qetësonin situatën. Policia mund të merrte masa. Besoj se nën presionin e biznesmenëve që kanë interes aty është kërkuar të mos ndërhyhet dhe të lihet situata në dorë të këtyre “kapuçëzinjve”. Të gjuash me gurë, të ofendosh me libër shtëpie – goditja është e patolerueshme. Ne nuk e tolerojmë këtë te forcat e policisë, jo më te një grup i paligjshëm.

Prandaj, për mendimin tim, hetimi i prokurorisë nuk duhet të ndalet vetëm te personi që goditi.

Borakaj: Gazetarja e Vizionit pyeti drejtorin pse patët këtë reagim për Zvërnecin dhe jo për Rrjollin?

Metani: Kam dyshimet e mia. Ata kanë pasur direktiva për të mos lejuar një situatë si Rrjolli, ku protestuesit futen, dhe këta “gangot” kanë marrë përsipër që të mos përsëritej Rrjolli. Duhet parë kush është porositësi.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
dhune metani Vizion Plus zverneci

Nga e njëjta kategori

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë të dytë në play off-in e Conference League

më shumë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me 5 gola Shamrockun

më shumë...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore, plagosen 11 persona (VIDEO)

më shumë...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:41

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon...

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.