E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë ekonominë

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, deklaroi këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se investimet e huaja në Shqipëri sjellin rritje ekonomike.

Sipas Sefës, pa investime të huaja nuk mund të ketë hov ekonomik.

Reklamë

Lidhur me investimet për të cilat flitet se do të bëhen në Zvërnec, për të cilin edhe po protestohet, Sefa theksoi se asgjë e keqe nuk vjen nga investimet e huaja direkte; përkundrazi, do të përfitohet shumë.

Pjesë nga biseda:

Sefa: Pa investime të huaja direkte është e pamundur të ketë hov cilësor në ekonomi.

Borakaj: Sa përfitojnë qytetarët nga ky investim?

Sefa: Përfitojnë shumë.

Borakaj: Si?

Sefa: Vetëm nga punësimi direkt përfitojnë shumë, edhe nga shërbimet e ndërlidhura. Kostot për një biznesmen janë shumë të ulëta për një punëtor vendas, krahasuar me një punëtor nga jashtë.

Borakaj: Ku gjenden kaq shumë njerëz për të ndërtuar në Zvërnec?

Sefa: Vijnë sepse ia vlen. Nëse këtë e lidh edhe me politikat bujqësore përreth dhe me gjithë shërbimet mbështetëse që janë po shqiptare, jep një efekt në ekonomi. Ne kemi një problem tjetër: taksat që mblidhen nuk i përdorim si duhet. Sepse kemi korrupsion; nuk është faji i investitorit të huaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë