E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

I gjithë territori i vendit nën pushtetin e shiut, parashikimi i motit, 18 nëntor 2026

Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm, për shkak të masave ajrore që do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.


Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat veriore, herë pas here, pritet të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.


Ndërkohë, era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugor, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare, ajo pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 18 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.