Subscribe

2018 do të shënojë një rritje të ndjeshme të investime publike në vend. Qeveria Rama 2 e ka zhvendosur fokusin në këtë mandat tek investimet në infrastrukturë, kryesisht në rrugë, në ndryshim nga mandati i parë ku vëmendja ishte tek sheshet e qyteteve përmes rilindjes urbane.

 

Ky fakt konfirmohet nga shifrat e projektbuxhetit të vitit 2018, sipas të cilave investimet do të kapin vlerën e afro 86 miliardë lekeve, me një rritje prej 11  miliard në raport me vitin aktual.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Transporteve, tre do të jenë projekte te reja që do të nisin në vitin e ardhshëm.

 

Do nisë ndërtimi i pjesës tjetër të unazës së madhe të Tiranës, Bypassi i Tepelenës si dhe loti i 2 i segmentit Korçë-Ersekë.

 

Ndërkohë që pritet që në vitin që vjen të përfundojë Bypassi i Fierit, por edhe ai i Vlorës, si dhe segmenti i mbetur i rrugës Tiranë-Elbasan.

 

Paralelisht më këto shifra, ajo që mbetet për t’u parë janë projektet që do të zbatohen nëpërmjet partneritet publik privat.

 

Qeveria  pritet të detajojë “Programin 1 miliard euro”,  sipas të cilit shteti do të garantojë investimet publike që do të kryejnë kompanitë private duke u kredituar nga bankat.

 

Deri tani dy projektet që mendohet se do të zbatohen nëpërmjet këtij programi janë rruga e Arbrit, si dhe aksi Thumanë – Rrogozhinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *