Anëtarët e parlamentit hollandez kanë propozuar një ligj I cili do të lejonte njerëz të shëndetshëm të kërkojnë eutanazi, edhe nëse nuk kanë asnjë problem fizik apo mendor.

Ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë kanë argumentuar se individët të cilët, e kanë konsideruar jetën e tyre si të plotësuar, duhet, nën masa strikte, të lejohen të kryejnë vetvrasje të asistuar, duke i dhënë fund jetës në një mënyrë dinjitoze për ta.

Ligji i ri i propozuar e zgjeron më tej ligjin aktual të eutanazisë, të miratuar në vitin 2002, i cili lejon vetvrasjen e asistuar për njerëzit të cilët mund të bindin dy mjekë se janë të detyruar tu japin fund dhimbjeve të pa përballueshme.

Ministri i Shëndetësisë Edith Schippers dhe ai i Drejtësisë Ard Van der Steur, nënvizojnë faktin se, ligji duhet të shkojë përtej dekriminalizimit, në mënyrë që të miratojnë aktin. Ministrat nuk përmendën një limit moshe. Edhe pse eutanazia do të aprovohej në bazë ligjore të “dëshirave” të ministrave,nuk është aq e lehtë sa thjesh tnjë vizitë tek doktori për marrjen e një recete. Personat të cilët ndjejnë se kanë arritur fundin e jetës,se e kanë plotësuar atë,duhet përsëri të konsultohen me mjekë asistentë eutanazie, i cili ka përgatitjen e caktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *