Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

26 Maj 10:07

Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u prit në audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik.

Takimi mes Kreut të Shtetit dhe Atit të Shenjtë u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, ndërsa në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, si edhe roli i Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua besimit dhe historisë së persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria ka vuajtur rëndë nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist, duke nënvizuar se shqiptarët, edhe në periudhat më të vështira, e kanë ruajtur besimin në Zot dhe e kanë ushtruar atë me qëndresë, deri në martirizim.

“Shqipëria ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist”, u shpreh Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit i përcolli Papa Leones XIV ftesën për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e veçantë që një vizitë e tillë do të kishte për vendin.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, Presidenti Begaj zhvilloi edhe një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet ndërkombëtare, me fokus të veçantë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Pjesë e bisedës ishte edhe Kosova, si edhe rëndësia e zgjidhjes së çështjeve të hapura në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e integrimit në Bashkimin Evropian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bajram Begaj Vatikan

Nga e njëjta kategori

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me shumë vuajtje dhe siguron supersfidën me Francën në gjysmëfinale

më shumë...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug

më shumë...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy dekadave

më shumë...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e protestës së flamingove organizuan një sulm kriminal ndaj turizmit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.