Inida Gjata e njohur me emrin Zhaku ka emocionuar me rrëfimin për djalin e saj të mitur 3 vjeç Amon.
Amon është diagnostikuar me spektrin autik. Gjendjen e djalit Zhaku deklaroi se e ka kuptuar që kur ai ishte 3 muaj, pasi nuk shihte në sy dhe ishte hiperaktiv.
“Amon domethënë i dërguari i zotit, dhe për mua është një mrekulli. Amon lindi shumë mirë e më vonë kuptova që është autik, nuk shihte në sy dhe ishte shumë hiperaktiv. Ka inteligjencë emocionale të paparë, e di shumë mirë situatën, ka mësuar alfabetin vetë. Por edhe Kristian është një baba shumë i mirë. Ai ishte 100% autik. Kur filloj të lëvizte ikte, vraponte. Është shumë sportiv dhe i bukur e kur e sheh nga jashtë nuk duket fare. Këndon shumë. Më ka marrë shumë malli”, tha Zhaku.
Ajo mori edhe një letër nga babai i djalit të saj Kristian, i cili është gjerman. Kristian e qetësoi Zhakun përmes një letre, duke i thënë që djali i tyre është shumë mirë dhe vazhdon ta ndjekë nënën e tij.





