Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”, Rama: Teknologjia digjitale ka sjellë “bekim të vërtetë” për Shqipërinë

26 Maj 12:22

Tirana ka pritur një konferencë rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e fokusuar në transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe procesin e integrimit europian.

Në aktivitet mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u ndal te ecuria e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe kalimi në fazën e mbylljes së tyre. Rama theksoi se Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të procesit integrues, ku tashmë janë hapur të gjithë grupkapitujt dhe po punohet për përmbushjen e piketave të ndërmjetme.

“Së pari, dua të them se kjo konferencë e rëndësishme lidhur me një temë shumë të ndjeshme për të gjithë, sidomdos për ne në Shqipëri, përkon me një moment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me fundin e fazës së parë të negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe fillimin e një faze të re. Kemi hapur të gjitha kapitujt dhe tani me piketat e ndërmjetme të përcaktuara, i futemi fazës së mbylljes së negociatave. Plotësimi i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është një element shumë thelbësor sa i përket grupkapitujve.

Në procesin e Shqipërisë për integrimin europian, është një element përcaktues, sa i përket ritmit dhe shpejtësisë së progresit. Për vende si i joni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë ‘hope’ dhe na ka lejuar ta shohim të ardhmen në mënyrë krejt tjetër. Duam të përfitojmë sa më shumë të jetë e mundur sa i përket çështjes së ndërlikuar të pronave në Shqipëri. Nuk besoj se ka vend tjetër në këtë rajon tonin ku të drejtat e pronës kanë qenë kaq nën trysni. Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks sa që është realisht një nga vështirësitë më të ndërlikuara që jemi përballur. Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore, ku prona private nuk lejohej, ku nuk lejohej asnjë automjet privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin dhe u përballë me një dhunë”, tha ndër të tjera Rama.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
BE rama Teknologjia

Nga e njëjta kategori

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet

më shumë...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

më shumë...

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në banesë prindërit dhe vajza 5-vjeçare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.