E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkrumbohet nga flakët një automjeti në Fier, ndërhyjnë zjarrfikëset

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në zonën e Lalarit, në bashkinë e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë në lëvizje kur drejtuesi ka vënë re praninë e tymit. Ai ka ndaluar menjëherë dhe ka dalë nga automjeti, i cili pak çaste më pas është përfshirë plotësisht nga flakët.

Reklamë

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e rrezikut për përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë