Kronikë
Këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës, pritet caktimi i masës së sigurisë

Këngëtari fierak Erind Xhaferaj ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
Xhaferaj u arrestua dy ditë më parë, pasi dyshohet se kryente veprime të turpshme pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Rasti është denoncuar nga nxënëset e shkollës, ndërsa pas telefonatës së tyre, efektivët e Policisë kanë verifikuar situatën dhe kanë ndaluar këngëtarin.
Reklamë
Pas shoqërimit në ambientet e Policisë, Xhaferaj është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Seanca e sotme do të zhvillohet nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja do të ndiqet nga prokurori Skerdi Sinanaj.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




