E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma Territoriale/ Opozita propozon protestë kombëtare ditën e enjte

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët politikë, ku në fokus ka qenë reforma territoriale dhe drafti i qeverisë për riorganizimin e bashkive.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij propozoi që opozita të thërrasë qytetarët në protestë para Kuvendit të enjten, kur pritet të votohet harta e re territoriale.

Reklamë

Tedi Blushi: Opozita nuk duhet t’ua delegojë betejën vetëm qytetarëve. Opozita duhet t’u prijë protestave dhe seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët, jo vetëm banorët e 15 bashkive, të mblidhen atë ditë para Kuvendit të Shqipërisë, për t’i treguar këtij kryeministri se zot në Republikën e Shqipërisë janë vetëm shqiptarët. Duhet të dalim me një thirrje drejtuar shqiptarëve për të marrë në dorë fatet e familjeve të tyre. Harta e propozuar nga Rama është hartë antikombëtare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.