E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Operacion i SPAK/ Goditet grupi kriminal i pastrimit të parave, 4 të arrestuar

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë në kuadër të goditjes së një grupi të strukturuar kriminal, ku në orët e para të mëngjesit janë ekzekutuar disa masa sigurie.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë ndaluar katër persona, ndërsa disa të tjerë që rezultojnë me masa sigurie ndodhen jashtë vendit.

Një pjesë e arrestimeve janë realizuar nga autoritetet e huaja, kryesisht në Itali, në bashkëpunim me strukturat shqiptare të drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese.

Operacioni lidhet me dyshime për pastrim parash në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal.

Reklamë

Mes të arrestuarve është edhe Ergys Kastrati, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh dhe kërkohej nga autoritetet italiane.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që SPAK të japë detaje të tjera zyrtare lidhur me operacionin dhe personat e përfshirë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë