Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”,...

Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja e seancave,...

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën sot një...

Tragjike në Belgjikë/ Treni përplaset me autobusin shkollor, disa...

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan,...

Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në Tiranë në...

SHBA-ja kryen sulme në jug të Iranit

Lituani / Ministri Hoxha takim me Kryetarin e Komisionit...

Rritet frika për përshkallëzim lufte, Rusia paralajmëron sulme të...

Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut në...

“Krimi i organizuar shqiptar është modernizuar përmes lidhjeve me grupet kriminale në Itali”, prokurori Mara: Bashkëpunimi i domosdoshëm

26 Maj 11:17

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, deklaroi se operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias së Barit është rezultat i një bashkëpunimi hetimor që vijon prej vitit 2018. Sipas tij, hetimet kanë dokumentuar episode të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe kanë çuar edhe në zbardhjen e një vrasjeje në Itali. Mara theksoi se grupet kriminale shqiptare kanë avancuar dhe modernizuar aktivitetin e tyre përmes bashkëpunimit me organizatat kriminale italiane.

Vladimir Mara: Hetimi ka qenë i përbashkët në vazhdën e hetimeve që nga viti 2018 e deri sot. Pra është skuadra e gjashtë hetimore mes Prokurorisë Shqiptare dhe skuadrës Antimafia të Barit. Falë këtij bashkëpunimi kemi pasur rezultate  konkrete. Kemi dokumentuar episode të trafikut të drogës, episode të pastrimit të parave. Falë këtij hetimi është zbuluar dhe vrasja e një shtetasi në Itali. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë, falenderoj të gjithë pjesëtarët e skuadrës së përbashkët hetimore. Ne kemi qenë dhe mbetemi bashkëpunues jo vetëm me prokurorinë e Barit por me të gjitha prokuroritë e Italisë, Evropës dhe më gjerë. Elementë të krimit të organizuar shqiptar kanë gjetur një mbështetje tek elementë të krimit të organizuar këtu në Itali duke krijuar modele të caktuara, duke bashkëpunuar, avancuar dhe modernizuar në kryerjen e veprave penale, sot nuk mund të flasim për një grup apo kombësi të krimit të organizuar, por mund të flasim, po, kemi krim të organizuar. Kemi fenomene kriminale dhe në këto kushte bashkëpunimi jonë është i domosdoshëm.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia italiane çoi në lëshimin e 15 masave të siguris,. Deri tani janë ekzekutuar 6 masa në Itali dhe 4 në Shqipëri.

Në Shqipëri u arrestua Ergys Kastrati alias “Bishja”, i shpallur prej dy vitesh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Bashkë me të ranë në pranga edhe bashkëshortja e tij, Desmira Ceco, si dhe dy persona të dyshuar për transportimin e parave të pista.

Ndërkohë, në Itali masa e sigurisë iu komunikua Igli Kamberit, i konsideruar drejtues i grupit kriminal, i arrestuar që në korrik të vitit 2025. Hetimet ndaj tij nisën pas vrasjes së një 26-vjeçari në Barletta të Italisë, ngjarje që çoi në zbulimin e rrjetit kriminal.

Sipas SPAK, grupi dyshohet se transportonte para të përfituara nga trafiku i drogës nga Italia drejt Shqipërisë. Në vitin 2024, në pikën kufitare të Muriqanit u sekuestruan mbi 680 mijë euro cash, të cilat dyshohet se i përkisnin këtij rrjeti kriminal.

SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e 8 automjeteve, 10 llogarive bankare, 4 shoqërive tregtare dhe shumës prej 680.595 euro cash. Pasuritë rezultojnë në emër të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të personave të përfshirë në hetim.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Itali SPAK vladimir mara

Nga e njëjta kategori

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”, Rama: Teknologjia digjitale ka sjellë “bekim të vërtetë” për Shqipërinë

më shumë...
Francesco Diviesti

SPAK-Bari operacion/ 4 gra pjesë e grupit kriminal, shtetasi italian u vra nga shqiptari brenda shpellës dhe u dogj! SPAK: Çfarë zbuluan hetimet

më shumë...

Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja e seancave, mbrojtja e kryebashkiakut kundërshton

më shumë...

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt antarësimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:22

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave...

Francesco Diviesti
12:12

SPAK-Bari operacion/ 4 gra pjesë e grupit...

12:07

Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja...

11:57

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën...

11:43

Tragjike në Belgjikë/ Treni përplaset me autobusin...

11:31

Operacion i përbashkët SPAK-Bari/ Prokurori italian: Grupet...

11:21

Blerina eliminohet nga Ferma VIP, Indri njofton...

11:17

“Krimi i organizuar shqiptar është modernizuar përmes...

10:54

SPAK dhe anfimafia e Barit godasin grupin...

10:50

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, temperatura...

10:35

Nis seanca e parë gjyqësore ndaj Erion...

10:11

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në...

10:07

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV...

9:59

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH: Festë...

9:55

Operacion në Shqipëri e Itali, “koka” e...

9:32

Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në...

9:30

SHBA-ja kryen sulme në jug të Iranit

9:01

Lituani / Ministri Hoxha takim me Kryetarin...

8:56

Rritet frika për përshkallëzim lufte, Rusia paralajmëron...

8:36

Operacion i SPAK/ Goditet grupi kriminal i...

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • “3 muajsh e kuptova që ishte autik”, Zhaku emocionon me hist...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.