Deri më 12 qershor, nga ora 09:00 deri 14:00, çerdhet publike të Tiranës do të jenë të hapura për të pritur aplikimet për regjistrimin e fëmijëve.
Këtë vit, aplikimet bëhen fizikisht pranë çerdhes ku prindërit dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën e tyre. Ndërkohë, vetëm në katër çerdhe të njësisë nr. 2, aplikimi do të kryhet përmes platformës e-Fëmijët.
Prindërit duhet të kenë parasysh se aplikimi duhet bërë vetëm pranë njësisë së vendbanimit. Kjo vlen edhe për regjistrimet në kopshte, si dhe për kërkesat për kalim nga çerdhja në kopsht.
Gjithashtu, deri më 29 maj janë të hapura edhe aplikimet për kalimet nga çerdhja në kopsht.





