Hilary Duff dhe ish-bashkëshorti i saj Mike Comrie janë fotografuar së bashku për herë të parë pasi ai u akuzua për abuzim seksual muajin e kaluar. Aktroja dhe lojtari i hokejt janë parë shumë miqësorë me njëri-tjetrin teksa kanë dalë nga një restorant në Beverly Hills.

 

Siç është raportuar nga policia, Mike është nën hetim për abuzim seksual. Një grua e ka denoncuar se ai e ka sulmuar seksualisht në shtëpinë e tij, por Comrie tregon se marrëdhënia seksuale ishte konsensuale.

 

Duff dhe Comrie janë divorcuar në vitin 2016 dhe kanë një djalë 4 vjeç.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *