E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy shqiptarë arrestohen në Mykonos për shpërndarje droge, u sekuestrohen 66 mijë euro

Dy shtetas shqiptarë, 37 dhe 44 vjeç, u arrestuan të mërkurën (19 gusht) në mesditë në Mykonos, nga efektivë të Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonosit. Ndaj tyre është ngritur një dosje penale për vepra të rënda, që lidhen me posedimin, magazinimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve të policisë, dy të arrestuarit vepronin së bashku në shpërndarjen e drogës dhe fshihnin një sasi të madhe narkotikësh në një automjet të parkuar, të cilin e përdornin si “bazë” për aktivitetin e tyre.

Reklamë

Për ndërprerjen e veprimtarisë së tyre kriminale, policia organizoi një operacion të posaçëm. Gjatë kontrolleve në një banesë, një motoçikletë dhe dy automjete që përdornin të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan:

  • 365.8 gramë MDMA, të ndara në 6 paketime;
  • 76.3 gramë kokainë rozë, të ndara në 19 paketime;
  • 36.5 gramë kokainë, të ndara në 41 paketime;
  • 36 tableta narkotike, pa recetë mjekësore;
  • 65,900 euro dhe 125 dollarë amerikanë, të dyshuara se vinin nga trafikimi i drogës;
  • 3 telefona celularë;
  • një peshore precize dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike.
    Të gjitha lëndët narkotike dhe provat e tjera u sekuestruan nga autoritetet.

Dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Syros për procedurat e mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë