Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në...

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve”,...

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet komunave iu...

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen...

Diddy në listën e dëshmitarëve për gjyqin e vrasjes së Tupac

19 Gusht 13:06

Sean “Diddy” Combs është përfshirë në listën e dëshmitarëve të mundshëm në gjyqin për vrasjen e reperit legjendar Tupac Shakur. Prokuroria ka lidhur emrin e ish-mogulit të industrisë muzikore me Duane “Keffe D” Davis, 63-vjeçarin që po përballet me akuzat për vrasjen e Tupac.

Diddy, i cili rreth një vit më parë u përball vetë me një proces gjyqësor për akuza të tjera, aktualisht po vuan një dënim prej 50 muajsh burg, pasi u shpall fajtor për transportimin e personave me qëllim prostitucioni.

Gjyqi ndaj Davis ka nisur më 18 gusht në Las Vegas. Prokuroria e paraqiti atë si personin që dyshohet se planifikoi dhe urdhëroi vrasjen e Tupac, edhe pse nuk ishte ai që tërhoqi këmbëzën. Sipas akuzës, motivi lidhej me një përleshje që kishte ndodhur disa orë më parë, ku ishte përfshirë nipi i tij.

Davis akuzohet për vrasje, ndërsa prokuroria po përpiqet të provojë se ai kishte rol në organizimin e sulmit dhe veproi në kuadër të një bande kriminale. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe, nëse shpallet fajtor, mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Tupac Shakur u qëllua më 7 shtator 1996 në Las Vegas, ndërsa ndodhej në një makinë pas ndeshjes së boksit mes Mike Tyson dhe Bruce Seldon në MGM Grand. Një Cadillac i bardhë iu afrua automjetit ku ndodhej reperi dhe personat brenda hapën zjarr. Tupac, vetëm 25 vjeç, ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë si pasojë e plagëve.

Davis, ish-anëtar drejtues i grupit South Side Compton Crips, është i vetmi person i akuzuar zyrtarisht për vrasjen e Tupac Shakur. Përfshirja e emrit të Diddy në listën e dëshmitarëve ka rikthyer në vëmendje pretendimet e bëra ndër vite për lidhjet e tij të mundshme me çështjen, ndërsa procesi pritet të hedhë më shumë dritë mbi atë që ndodhi natën e vrasjes së një prej reperëve më të famshëm të të gjitha kohërave.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Gossip Showbiz
Tagged:
diddy Gjyqi tupac Vrasja

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas përplasjes, 2 viktima dhe 8 të plagosur

më shumë...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

më shumë...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

më shumë...

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e madh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

4:51

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

4:21

Inteligjencë artificiale me “frena”, drejtuesit e “Anthropic”:...

4:00

“Është numri një”, Kroos tregon favoritin e...

3:49

Kosova me Qeveri të re! Kuvendi miraton...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryeba...
  • Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis hetimi pasuro...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.