E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Larg vëmendjes për shkak të tensioneve, Enkileda Carja shpallet nënkampione e Europës në peshëngritje

Peshëngritësjëma shqiptare Enkileda Carja ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur nënkampione e Europës U20 në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj dhe U23, që po zhvillohet në Durrës.

Sportistja kuqezi shkëlqeu në kategorinë deri në 69 kilogramë për të reja, duke e mbyllur garën me tri medalje: dy të argjendta dhe një të bronztë.

Reklamë

Carja siguroi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, ku arriti të ngrinte 101 kilogramë në provën e tretë. Më pas, ajo u paraqit me sukses në stilin e shtytjes, duke realizuar të tria provat dhe duke arritur peshën maksimale prej 123 kilogramësh, rezultat që i dha medaljen e argjendtë.

Me një total prej 224 kilogramësh në dygarësh, peshëngritësja shqiptare siguroi edhe medaljen e dytë të argjendtë, duke u renditur e dyta në Europë në këtë disiplinë.

Reklamë

Ky rezultat merr vlerë të veçantë për Carjën, e cila, pavarësisht vështirësive fizike të përmendura, arriti të konfirmojë nivelin e saj dhe të ngjitet tri herë në podiumin europian.

Tri medaljet e fituara në Durrës përbëjnë një tjetër sukses për peshëngritjen shqiptare dhe një arsye krenarie për sportin kuqezi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.