E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Tronditëse kur shikon një të ri që rrihet”, Dudushi: Protesta e ka kapur policinë të papërgatitur, edhe efektivët janë dhunuar  

Gazetari Alban Dudushi ka komentuar protestat e të rinjve në Tiranë, duke u ndalur te reagimi i Policisë së Shtetit ndaj protestuesve dhe akuzat për përdorim të tepruar të forcës. Gjatë një interviste në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, me Roland Zilin, Dudushi u shpreh se policia ka reaguar në mënyrë joprofesionale dhe se tejkalimet e efektivëve duhet të hetohen.

Megjithatë, ai theksoi se edhe policia është përballur me një situatë të pazakontë, duke qenë e papërgatitur për përmasat e përplasjeve dhe dhunën e ushtruar ndaj efektivëve që në ditën e parë.

Reklamë

Dudushi nënvizoi se ashpërsia e përplasjeve me protestuesit nuk mund të justifikojë sjelljen joprofesionale të policisë, ndërsa theksoi se e drejta për të protestuar duhet respektuar. Sipas tij, përdorimi i forcës nga policia duhet të kufizohet deri në momentin kur neutralizohet rreziku.

 “Policia e ka tepruar, duhet të ketë kujdes, është sjellë në mënyrë joprofesionale. I kemi dëgjuar këto kritika. Edhe Avokati i Popullit ngriti shqetësimet e veta në lidhje me këtë histori. Është tronditëse të shikosh atë lloj dëmtimi që iu bë atij të riu në shesh. Kjo është tronditëse. Jo vetëm kjo, por edhe kur shikon një njeri që rrihet, është tronditëse, pavarësisht se çfarë mund të ketë bërë ai.

Reklamë

Duhet të kemi parasysh që policia gjendet në një situatë të cilën ajo po e përjeton vetë për herë të parë. Kjo situatë e ka kapur policinë të papërgatitur. Edhe goditja ndaj policisë ka qenë e ashpër që në ditën e parë. Gurët që u shkulën nga trotuaret shkuan në drejtim të policisë. A i justifikon kjo segmentet joprofesionale të policisë? Absolutisht jo.

Është e drejta jote të protestosh. Edhe dhuna ndonjëherë, kur je i mllefosur, edhe dhuna e ka justifikimin e vet. Por përballimi me dhunën është i pashmangshëm. Nëse ti e ushtron dhunën, do të presësh dhunë edhe nga ana tjetër. Tejkalimet nga ana e policisë duhet të hetohen të gjitha. Dhuna është deri në momentin që e neutralizon; në momentin që e neutralizon, dhuna është e pajustifikueshme”, tha gazetari Dudushi.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.