E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarret/ Disa vatra ende aktive në qarkun e Shkodrës

Disa vatra zjarri kanë qënë prezente në qarkun Shkodër gjatë natës dhe që vijojnë të jenë aktive edhe mëngjesin e së enjtes.

Në Malësi të Madhe vatër zjarri ka patur në Gjorm të Siperm. Dy zjarrfikse dhe 10 efektivë kanë punuar në terren per lokalizimin e flakëve, nuk ka rrezik për banesat.

Reklamë

Më shqetësuese situata vijon të mbetet në Pukë, në fshatrat Gojan dhe Gjegjan. Gjatë operacionit është evakuar familja e Tonin Prenges, falë ndërhyrjes së forcave, u shmang rreziku për banesën.

Operacioni i së enjtes mbështetet nga 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. 10 efektive MZSH, 3 mjete zjarrfikese nga Shkodra e Fushe Arrëzi, si dhe banorë të zonës.

Në Gojan të Vogël nga zjarri që përparon si pasojë e erës rrezikohen 30 shtëpi. Deri tani sipërfaqja e përfshirë në flakë në zonën e Pukës përllogaritet mbi 120 hektarë një pjese e te cilëve pyje të larta të pishës së zezë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë