E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Avokati i Popullit në burgun e Pojskës, nis verifikimi për nënën me foshnjën 4-muajshe

Një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit, konkretisht Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, ka shkuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, për të verifikuar nga afër situatën e një 33-vjeçareje, e cila po vuan dënimin së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe.

Anëtarja e grupit të punës, Gloria Çakraxhiu, u shpreh për gazetarët se Avokati i Popullit ka nisur hetimin e rastit pas marrjes dijeni për vendimin e gjykatës, ndërsa theksoi se fokusi i institucionit është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të gruas brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
“Pasi morëm vesh dhe morëm dijeni për vendimin e gjykatës, Avokati i Popullit ngriti grupin e punës. Kemi filluar hetimin e rastit për të parë situatën dhe gjendjen aktuale të zonjës Greta Gjoci, e cila është 33 vjeçe dhe ndodhet brenda këtij institucioni me fëmijën 4 muajsh.

Reklamë

Praktika lejon që prindërit, të cilët duhet të strehohen apo akomodohen në një IEVP, mund të shoqërohen, pra mund të mbajnë këtë fëmijë. Për këtë arsye, brenda këtij institucioni, sepse IEVP po akomodon vetëm gratë e burgosura, ka një çerdhe, pra një ambient të posaçëm ku mund të qëndrojë nëna me fëmijën.
Ne kemi marrë menjëherë kontakt, si me drejtuesit e institucionit, ashtu edhe me vetë zonjën. Kemi parë kushtet ku akomodohet dhe kemi parë edhe fëmijën dhe zonjën në fjalë. Kushtet ishin realizuar sipas nevojave.

Sigurisht, nuk është një rast që ne themi shumë i përsëritur apo i ngjashëm, pra nuk është një rutinë e përhershme, sepse, si çdo institucion, është një institucion relativisht i ri. Kjo ndërtesë është një institucion i ri, pra që deri diku i plotëson kushtet, por vetë zonja nuk kishte ndonjë ankesë apo ndonjë kërkesë specifike për qëndrimin, pra nuk kishte ndonjë gjë për të ndërhyrë posaçërisht.
Ne vetëm do të bëjmë hetimin tonë, duke mbledhur gjithë dokumentacionin që kemi mbledhur dhe, me ambientet që kemi vizituar, për më shumë do të dalim me vlerësimin tonë.

Reklamë

E vetmja kërkesë që ajo kishte ishte për vendimin dhe ajo, pikërisht në vijim, javën tjetër ka seancën tjetër, të cilën ajo do ta ndjekë ligjërisht, por kjo nuk hyn në sferën ku mund të ndërhyjmë tek gjykata. Ne kemi vetëm kontrollin e të drejtave dhe lirive themelore të saj brenda institucionit. Pra, kjo është kompetencë.
Po, deri në një fëmijë 3-vjeç, nënat mund t’i marrin dhe t’i akomodojnë me vete fëmijët në IEVP. Ne kemi marrë sot për kushtet dhe të drejtat e nënës në IEVP. Për pjesën e procedurave ligjore që ndiqen jashtë këtij institucioni, kjo nuk është në vlerësimin tonë.

Ne do të bëjmë punën për të drejtat dhe detyrimet që ka institucioni dhe vuajtjen me foshnjën e saj brenda në këtë institucion.”
E pyetur edhe për pretendimet e disa grave të tjera të akomoduara në këtë institucion për shqetësime të ndryshme, Çakraxhiu tha se këto raste ndiqen përmes rrugëve ligjore, ndërsa Avokati i Popullit fokusohet në kushtet dhe trajtimin e tyre brenda institucionit.

Ne ndjekim procedurat ligjore që këto ndjekin pranë gjykatave, pranë hallkave të drejtësisë, pra në të gjitha shkallët e drejtësisë. Sigurisht, ato janë të lira të zgjedhin rrugën e tyre ligjore bashkë me konsulentët e tyre ligjorë. Askush nuk i pengon, por kjo nuk është në vlerësimin tonë aktual të sotëm, sepse ne kemi për qëllim të vlerësojmë kushtet e tyre brenda institucionit dhe trajtimin e tyre njerëzor.

Avokati i Popullit mund të kërkojë, sepse nuk është normale që një fëmijë, foshnjë 3-vjeç, ndërsa një grua është në gjendje. Ne mbledhim dokumentacionin dhe paraqesim sot, pasi kemi mbledhur prova dhe fakte, për hetimin tonë. Në vijim, ne do të dalim me konkluzionet tona, pra nuk mund të them sot diçka që u kërkohet.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.