E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Lëvizje kombëtare e pavarur”, studentët: Protesta ka hyrë në një faze të re

Studentët kanë artikuluar qëndrimin e tyre përmes një deklaratë për mediat, nga Universitetit Politeknik i Tiranës ku njoftuan nisjen e një organizimi të pavarur studentor.

Ata theksuan se kjo nismë synon të krijojë një hapësirë për përfaqësim, diskutim dhe angazhim të përbashkët duke mos u kufizuar vetëm tek studentët por duke përfshirë dhe qytetarët.

“Lëvizja studentore kombëtare është vijimësi e natyrshme e revoltës qytetare, jo zëvendësim i saj. Si dy krahë të të njëjtit trup, synojmë të përforcojmë njëri-tjetrin në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, duke i shtuar protestës zërin dhe propozimet që burojnë nga shqetësimet tona si studentë. Ky organizim ka lindur nga studentët dhe është i tërësisht i pavarur.”

Në deklaratë studentët u ndalën tek problematikat që prekin të rinjtë duke kërkuar kushte më të mira për arsimim, perspektivë punësimi dhe mundësinë për të jetuar me dinjitet në Shqipëri.

Reklamë

“Mesazhi ynë është i përbashkët me atë të protestës qytetare: Rinia shqiptare nuk duhet të zgjedhë më ndërmjet së ardhmes së saj dhe atdheut. Ajo duhet të ketë mundësinë dhe mbështetjen për të jetuar me dinjitet, për t’u arsimuar, punuar, ndërtuar një jetë të suksesshme dhe krijuar familje në Shqipëri, duke garantuar vazhdimësinë e kombit shqiptar në trojet e veta. Arsimi cilësor, punësimi dhe barazia e mundësive, pa diskriminim, varen drejtpërdrejt nga mënyra e qeverisjes dhe llogaridhënia institucionale.”

Studentët nënvizuan se protesta ka hyrë në një fazë të re, më dinamike, ndërsa kërkuan një hetim të pavarur për dhunën.

“Me pjesëmarrjen masive të gjimnazistëve dhe studentëve, nga 13 tetori 2026, protesta hyri në një fazë tëre, më dinamike dhe kërkuese, duke u përshkallëzuar pas dhunës policore ndaj të rinjve dhe qytetarëve që protestonin paqësisht. Kërkojmë hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent të çdo pretendimi për përdorim joproporcional të forcës, si dhe respektimin e plotë të të drejtës për protestë paqësore.”

Ata kërkuan një proces organizimi të bazuar në bashkëpunim, diskutim të lirë dhe mbrojtjen e të drejtës për të protestuar.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.