E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, goditet lokali ku zhvilloheshin lojëra fati, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Fati i lojërave”, në kuadër të një aksioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme, efektivët zbuluan një lokal në lagjen nr. 14 të Durrësit, i cili dyshohet se ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Reklamë

Në pranga u vu në flagrancë F. T., 35 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si organizatori i aktivitetit. Sipas policisë, në lokal zhvilloheshin lojëra fati përmes tavolinave të pokerit dhe aparateve celularë.

Gjatë kontrollit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina pokeri, çipsa dhe 15 aparate celularë, në të cilët u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Reklamë

Në vijim të hetimeve, policia procedoi penalisht edhe M. M., 24 vjeç, pronar i lokalit, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokalit për zhvillim të paligjshëm të lojërave të fatit”.

Sipas autoriteteve, 35-vjeçari e kishte marrë lokalin me qira pa kontratë dhe e kishte përshtatur për aktivitetin e paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë