Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në...

Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3...

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për...

Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare

20 Gusht 10:15

Shumë njerëz në Rusi po tërheqin gjithnjë e më shumë rubla nga llogaritë e tyre bankare dhe po i mbajnë në shtëpo. Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit nga llogaritë bankare thuhet se janë tërhequr rreth 2,4 trilionë rubla, rreth 24 miliardë euro.

Kjo është më shumë se gjatë vitit të parë të pushtimit të Ukrainës, 2022, kur u tërhoqën 2,2 trilionë rubla, dhe autoritetet vendosën kufizime të ashpra për të ndalur vërshimin e njerëzve drejt bankave. Sipas një parashikimi të bankës Sberbank, deri në fund të vitit shuma e parave të tërhequra mund të shkojë deri në 3,8 trilionë rubla.

Sipas njoftimeve edhe kompanitë e mëdha po transferojnë gjithnjë e më shumë kapital jashtë vendit për shkak të rrezikut të shtetëzimit apo konfiskimit të pasurive, paqëndrueshmërisë ekonomike të shkaktuar nga politikat e Kremlinit dhe sulmeve me dronë nga Ukraina.

Frikë nga shtetëzimi dhe konfiskimet 

Mediat thonë se po shtohen frika dhe thashethemet se qeveria ruse mund t’i detyrojë së shpejti qytetarët t’i shndërrojnë kursimet e tyre në obligacione lufte. Kjo për shkak se si pasojë e kostove të luftës që po rriten me ritme të shpejta dhe humbjeve të mëdha të të ardhurave nga rafineritë, fabrikat dhe depot e mëdha të shkatërruara nga sulmet me dronë të Ukrainës, deficiti buxhetor po shpërthen. Ai tashmë ka arritur në rreth 65 miliardë euro, pra pothuajse dyfishin që ishte planifikuar për të gjithë vitin.

Po ashtu për shkak të recesionit në sektorët civilë të ekonomisë ruse dhe çmimeve të kontrolluara nga shteti në industrinë e armatimit, të cilat nuk i mbulojnë kostot, numri i kredive problematike në bankat ruse po rritet me shpejtësi. Si rrjedhojë mjaft njerëz kanë frikë se llogaritë bankare dhe kursimet e tyre nuk janë të sigurta.

Banka Qendrore e Rusisë vlerësoi se vetëm në tremujorin e dytë 2024 nga Rusia ka pasur një rrjedhje kapitali prej 8,1 miliardë eurosh. Gjithnjë e më shumë të pasur nga Rusia po i transferojnë paratë e tyre nga bankat vendase te brokerët në Kazakistan, Kirgistan dhe Armeni.

Sipas të dhënave zyrtare ruse ndërmjet vitit 2022 dhe fundit të vitit 2025, autoritetet kanë shtetëzuar pasuri me vlerë prej afërsisht 72 miliardë eurosh. Fjala është për prona të kompanive ruse që konsideroheshin të padëshiruara nga autoritetet ose të firmave të huaja që u larguan nga Rusia pas sulmit ndaj Ukrainës.

Përkeqësimi i gjendjes ekonomike prej sulmeve nga Ukraina

Për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shumta ukrainase ndaj rafinerive, qendrave logjistike dhe fabrikave të armatimit në Rusi, po shtohet edhe presioni psikologjik mbi popullsinë. Qeveria ruse ka ndërprerë vazhdimisht internetin, duke paralizuar kështu aktivitetet në sektorët e tregtisë elektronike, transportit dhe shërbimeve. Goditjet me dronë ndaj më shumë se njëzet qendrave logjistike të platformave të tregtisë online Wildberries dhe Ozon kanë shkaktuar djegien e mallrave me vlerë miliarda euro, duke  qindra mijëra furnizues rusë drejt falimentimit. /DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Banka Rusët Tërheqje

Nga e njëjta kategori

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet nga Mattarella dhe Meloni

më shumë...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte! Kryeministri izraelit: Erdogan, një diktator

më shumë...

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra në vend, 8 mbeten aktive

më shumë...

Operacion kundër shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet një person në Korçë, çfarë iu gjet në banesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:27

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto...

10:11

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për...

9:56

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 26...

9:26

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë...

8:57

Operacion kundër shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtje...

8:32

E keni ditur? Ja pse nuk duhet...

8:04

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me...

7:44

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me...

7:16

Lëkura portokalli dhe limoni, për çfarë shërbejnë...

6:50

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet...

6:45

Të paktën pesë të vrarë pas një...

6:44

“Po thithin tym e flakë”! Gjura bën...

6:34

Zjarret/ Ministri: Ja ku janë situatat më...

6:20

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti...

6:08

Librazhd/ Flakët “pushtojnë” Malin e Polisit, digjen...

5:48

“Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra...

5:23

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit,...

5:03

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin...

4:53

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • Nisin hetimet për babain në Qipro, la vajzën 11-vjeçare vetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.