Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Nga njeriu i dytë më i pasur i Azisë...

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për vdekje 4...

Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik, deri në...

Sot do merrej vendimi për shkrirjen e bashkisë së...

Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare

Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në...

Momente paniku për turistët, “rrëmbehen” nga rrjedha e fuqishme...

Historia e 21-vjeçarit ukrainas që ra dëshmor, në front...

Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, vendimi që befasoi...

Zjarri përfshin pyjet në Gramsh, zjarrfikësit ecin një orë në këmbë për shkak të terrenit të vështirë për të luftuar flakët

20 Gusht 10:53

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në fshatin Janç Mal, në Njësinë Administrative Tunjë të Bashkisë Gramsh. Vatra është evidentuar gjatë ditës së djeshme dhe, menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat vendore janë mobilizuar për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Në operacion janë angazhuar 8 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor të Gramshit, të cilët kanë mbërritur në kohë të shpejtë në zonën e prekur nga zjarri. Megjithatë, ndërhyrja është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe malor, ku nuk është e mundur depërtimi i mjeteve automobilistike.

Për të arritur deri te vatra e zjarrit, punonjësit kanë udhëtuar fillimisht rreth një orë me automjet, ndërsa më pas kanë vijuar për afro një orë të tjera në këmbë, duke transportuar në shpinë pajisjet dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje.

Puna ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa këtë të enjte ekipet janë rikthyer në terren që në orët e para të mëngjesit, rreth 05:00, për të vijuar luftën me flakët.

Sipas të dhënave nga terreni, deri më tani sipërfaqja e përfshirë nga zjarri llogaritet në të paktën 3.5 hektarë, ndërsa ekipet po punojnë për izolimin e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e saj në zona të tjera.

Terreni i vështirë malor, distanca nga rruga dhe pamundësia e futjes së automjeteve zjarrfikëse e kanë bërë këtë ndërhyrje një prej operacioneve më të vështira për shërbimet lokale.

Për përballimin e situatës është përdorur edhe metoda e kundërzjarrit, një prej teknikave më të specializuara për luftimin e zjarreve pyjore.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Gramsh zjarr

Nga e njëjta kategori

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

më shumë...

Nga njeriu i dytë më i pasur i Azisë te burgimi i përjetshëm, biznesmenit në Kinë i “shembet” perandoria e ngritur prej vitesh

më shumë...

EMRI/ Kapet në Malësi të Madhe 32-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali

më shumë...

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për vdekje 4 punëtorë gjatë mirëmbajtjes së shinave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:18

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve...

11:08

Nga njeriu i dytë më i pasur...

11:03

EMRI/ Kapet në Malësi të Madhe 32-vjeçari...

10:53

Zjarri përfshin pyjet në Gramsh, zjarrfikësit ecin...

10:48

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për...

10:45

Zjarret/ Disa vatra ende aktive në qarkun...

10:40

Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik,...

10:36

Sot do merrej vendimi për shkrirjen e...

10:27

PDK-ja bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës...

10:17

Nuk mund të arrinte në maternitet, nëna...

10:15

Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre...

10:09

Shpresë e re për pacientët me melanomë:...

10:00

Nëna që tronditi Britaninë, e futi të...

9:59

Sa filxhan kafe është mirë për shëndetin?

9:55

5 rregullat bazë të higjienës intime që...

9:45

Momente paniku për turistët, “rrëmbehen” nga rrjedha...

9:34

Situata me zjarret në vend: 35 vatra...

9:20

Historia e 21-vjeçarit ukrainas që ra dëshmor,...

9:15

Zbulohen mbetje kockore të 23 personave në...

8:43

Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, vendimi...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.