Subscribe

Fillon numërimi mbrapsht përzgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Vetëm 1 ditë ka mbetur nga data e zgjedhjeve dhe partitë politike përmbyllën fushatën elektorale nëpër qytete të vendit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati i njohur nga Kosova, Tomë Gashi u shpreh se partitë e tjera e dinë që Lëvizja Vetëvendosje është ajo që do të fitojë. Madje, Gashi sugjeron se 14-Shkurtin duhet ta festojnë si Shën Vetëvendosja.

“Të gjitha partitë e tjera politike janë dorëzuar, ata mund ta festojnë Shën Valentinin si Shën Vetëvendosja, sepse e dine vetë që kjo punë është e kryer.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *