Subscribe

Komunikimi i artistëve bashkëkohorë shqiptarë me institucionin më të rëndësishëm të artit pamorë në Shqipëri vazhdon të jetë i ngrirë.  Sipas tyre Galeria Kombëtare e Arteve, është kthyer në një institucion hermetik, që ka humbur komunikim jo vetëm me ta, por edhe me publikun.

Gjatë vitit 2019, Galeria e Arteve solli vetëm pesë ekspozita, ndërsa gjatë këtij viti, në Galeri nuk është prezantuar asnjë punë dhe bashkëpunim i ri. Për këtë çështje  vetë institucioni në një përgjigje për Vizion Plus, thekson se për shkak të pandemisë janë ende duke rimenduar kalendarin artistik për 2020. Ndërsa artistët shprehen se Galeria ka nevojë imediate  të ndryshojë formën e  menaxhimit.

Pyetjes se cili është qëndrimi ndaj këtyre pretendimeve, institucioni nuk i dha përgjigje, ndërsa piktore, skulptorë, shprehen se edhe të vetmit festival jetik të artit “ Onufri” Galeria i beri atentat.

Nga ana tjetër Galeria e Arteve  pohon se edhe pse me një numër të vogël ekspozitash, numri i vizitorëve sidomos gjatë 2019, ka ardhur në rritje, ndërsa në dy vitet e fundit është përpjekur që programin artistik ta pasurojë me aktivitete edukative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *