Subscribe

Premierat e teatrove këtë fundjavë u dedikohen fëmijëve dhe atyre që e duan komedinë. Nis sot në Teatrin Metropol, me një komedi shqiptare ku përplasen brezat, mendësitë dhe angazhimet politike, përmes një reviste erotike.

 

Me aktorët që kanë dhuruar të qeshura çdo fundvit në ekranet shqiptare, si Xhevahir Zeneli, Muharrem Hoxha, Suela Konjari e Natasha Sela, “General and Playboy” ju fton në teatrin e Metropolit me premtimin se do të qeshni me historinë e gjeneralit të angazhuar në politikë dhe atij që shpërndan revista erotike.

 

Premierat për fëmijë i ngjit në skenë këtë fundjavë Teatri Eksperimental.

 

Këto dy prduksione të njohura për fëmijët edhe përmes ekranit do të ofrojnë për fëmijët edhe muzikë e kërcime, që ndërthuren me lojën aktoriale të trupës për shfaqjet e fëmijëve në Teatrin Eksperimental.

 

Equus vijon të përcjellë dramë në teatrin kombëtar, ashtu sikurse edhe në teatrin ngjitur për të rriturit vazhdon të “urdhërojë” Zoti i masakrës”.

 

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Muzeun, Galerinë Kombëtare dhe atë të Universitetit të Arteve. Ftesat e tyre janë të vjetra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *