Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për të koordinuar prioritetet dhe objektivat e punës në vazhdim.
Në takim Lamallari ka kërkaur nga drejtuesit që të kenë në fokus të posaçëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe domosdoshmërinë e një komunikimi të vazhdueshëm dhe adresimin e shqetësimeve të tyre.
Sipas tij njerëzit presin më shumë përkushtim, empati, korrektësi dhe respekt.
Postimi:
Takimi me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për të koordinuar prioritetet dhe objektivat e punës në vazhdim, me fokus të posaçëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe domosdoshmërinë e një komunikimi të vazhdueshëm dhe adresimin e shqetësimeve të tyre.
Njerëzit presin nga ne më shumë përkushtim, empati, korrektësi dhe respekt. Një administratë më pranë njerëzve është në thelb premisa që na çon në zgjidhjen e problemeve. Besimi ndërtohet çdo ditë, në çdo komunikim dhe në çdo shërbim që ne japim.
Do të bëjmë gjithçka duhet dhe kemi në dorë të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve, të dëgjojmë më shumë dhe të adresojmë gjithçka.
#BESA🇦🇱🦅🇪🇺
#PraniaBesnike🌹
#PasqyrAlbania🏃♂️➡️📲💻💁🏻♀️🙋🏻♂️





