E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori kanadez Peter Cullen, i njohur në mbarë botën si zëri i personazhit të famshëm Optimus Prime në universin “Transformers”.

Cullen ndërroi jetë dje, më 26 gusht, në shtëpinë e tij në Los Angeles, bëri të ditur agjenti i tij për TMZ. Deri më tani, nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes.

Reklamë

Aktori ishte zëri i Optimus Prime në serialin e animuar “Transformers” të viteve ’80, si dhe në filmat e drejtuar nga Michael Bay.

Përveç rolit ikonë në “Transformers”, Cullen ka interpretuar me zërin e tij edhe personazhin Eeyore në “Winnie the Pooh”, si dhe Predator në filmin e vitit 1987. Ai ishte gjithashtu zëri i Monterey Jack në “Chip ‘n Dale Rescue Rangers”, KARR në “Knight Rider” dhe zëri i Mario-s në serialin e animuar “Donkey Kong” të viteve ’80.

Reklamë

Familja e aktorit konfirmoi ndarjen e tij nga jeta dhe e përshkroi largimin e tij si të qetë, pranë njerëzve të dashur.

“Peter Cullen u nda nga jeta në paqe, i rrethuar nga familja e tij e dashur dhe do të mbetet në zemrat e shumë miqve të tij dhe të panumërtëve fansa në mbarë botën”, u shpreh familja.

Në mesazhin e tyre, familjarët kërkuan që trashëgimia e aktorit të nderohet përmes shërbimit ndaj komuniteteve dhe duke udhëhequr të tjerët me dhembshuri, integritet dhe besim.

“Dhe mbani mend gjithmonë: Bëhuni mjaftueshëm të fortë për të qenë të sjellshëm”, thuhet në mesazhin e familjes së Peter Cullen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë