Hapen aplikimet për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

Nga sot, 27 gusht, janë hapur aplikimet për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike, të cilët duan të blejnë një banesë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila njofton se aplikimet kryhen online përmes platformës e-Albania dhe do të jenë të hapura deri më 25 shtator 2026.
300 kuotat janë ndarë në pesë kategori:
70 kuota për mjekë dhe infermierë
70 kuota për personel ushtarak
70 kuota për mësues
70 kuota për punonjës të Policisë së Shtetit
20 kuota për punonjës të Policisë së Burgjeve
Punonjësit që plotësojnë kriteret e përfitimit mund të aplikojnë brenda afatit për të përfituar nga skema e kredive me 0% interes për blerjen e banesës.
Aplikimet do të qëndrojnë të hapura nga 27 gushti deri më 25 shtator 2026, ndërsa procesi kryhet online në e-Albania.
/vizionplus.tv




