Zjarret kanë goditur jug-lindjen e Francës ndërsa kanë detyruar 10 mijë persona të evakuohen gjatë natës.
Të paktën 4 mijë hektarëve pyje janë djegur ndërsa zjarrfikësit janë përpjekur nga toka dhe ajri për vënien nën kontroll të flakëve.
Evakuimi i 10 mijë banorëve dhe turistëve u urdhërua pasi erërat po ndikonin në përhapjen e flakëve.
Pjesë e zonave të goditura janë edhe pikat turistike si San-Trope.
Autoritetet kanë angazhuar 4 mijë zjarrfikës, 27 prej të cilëve janë lënduar.







