Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

Tre zjarrfikës humbin jetën , situatë kritike në ishullin...

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh...

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet për herë...

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton 15...

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do të dërgojë...

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes me SHBA,...

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Ukrainë, mes...

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën ushtarake në...

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën...

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në...

Evropianët dëbojnë dhjetëra diplomatë rusë, të dyshuar për spiunazh

29 Mars 22:32

Të paktën katër vende evropianë dëbuan sot (e martë) dhjetëra diplomatë rusë si pjesë e veprimeve në dukje të koordinuara për të luftuar spiunazhin rus.

Këto masa vijnë mes përkeqësimit të marrëdhënieve Rusi-Perëndim lidhur me sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.

Holanda njoftoi se po dëbonte 17 shtetas rusë të cilët siç tha janë oficerë të zbulimit të maskuar si diplomatë. Belgjika njoftoi gjithashtu se po dëbonte 21 shtetas rusë. Republika Çeke i dha një diplomati rus 72 orë afat për t’u larguar nga vendi. Irlanda u kërkoi katër zyrtarëve të lartë rusë që të largoheshin për shkak të aktiviteteve që konsideroheshin jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të sjelljes diplomatike.

Të hënën Maqedonia e Veriut njoftoi se po dëbonte pesë diplomatë rusë për ato që i quajti aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

“Së bashku me aleatët tanë, ne po reduktojmë praninë e anëtarëve të zbulimit rus në Bashkimin Evropian”, bëri të ditur Ministria e Jashtme çeke.

Javën e kaluar Polonia dëboi 45 shtetas rusë të cilët qeveria i identifikoi si oficerë të zbulimit të cilët përdornin statusin e tyre diplomatik si mbulesë për të vepruar në këtë vend.

Autoritetet holandaze bënë të ditur se e morën vendimin në konsultim me një numër vendesh që ndanin të njëjtin mendim, duke përmendur masa të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara, Polonia, Bullgaria, Sllovakia, Estonia, Letonia, Lituania dhe Mali i Zi.

“Kemi vendosur ta bëjmë këtë për shkak të kërcënimit ndaj sigurisë kombëtare që paraqet ky grup. Qëndrimi aktual i Rusisë në një kuptim më të gjerë, e bën të padëshirueshme praninë e këtyre oficerëve të zbulimit. Dëbimi është një masë e marrë në kuadrin e sigurisë kombëtare”, thuhej në një deklaratë të autoriteteve holandeze.

Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra tha se ishte i përgatitur për një veprim hakmarrës nga Moska.

“Përvoja tregon se Rusia nuk i lë pa përgjigje këto lloj masash. Nuk mund të spekulojmë për këtë, por Ministria e Punëve të Jashtme është e përgatitur për skenarë të ndryshëm që mund të lindin në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Kjo në fakt u provua më herët gjatë ditës së martë, kur Rusia njoftoi se do të dëbonte 10 diplomatë nga tre shtetet baltike të Bashkimit Evropian, Estonia, Letonia dhe Lituania si hakmarrjeje ndaj tyre për dëbimin e diplomatëve rusë në fillim të këtij muaji.

Ministria e Jashtme ruse tha se ka anuluar akreditimin e katër diplomatëve lituanezë, tre letonezë dhe tre estonezë dhe se atyre do t’u kërkohet të largohen nga vendi. Kjo korrespondon me numrin e diplomatëve rusë të dëbuar më parë nga secili prej këtyre vendeve.

Më 18 mars, tre vendet baltike urdhëruan dëbimin e 10 anëtarëve të personelit të ambasadës ruse në një veprim të koordinuar të ndërmarrë për të treguar solidaritet me Ukrainën.

Moska e quajti atë veprim provokues dhe krejtësisht të pabazë duke bërë të ditur se kishte thirrur ambasadorët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë në Moskë për t’u paraqitur një protestë zyrtare./ Voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
evropianet pesë diplomatë rusë Spiunazh

Nga e njëjta kategori

Bombola, shkaku i tragjedisë? Nëna dhe fëmijët e saj besohet se u dogjën nga shpërthimi i gazit

më shumë...

Tre zjarrfikës humbin jetën , situatë kritike në ishullin e Kretës në Greqi. Alarm edhe në Turqi, Francë e Spanjë

më shumë...

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

më shumë...

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet për herë të parë momenti “magjik” i lindjes së një balene

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:38

EMRI/ Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë,...

1:37

Kishte mbetur i bllokuar në malin e...

1:31

Bombola, shkaku i tragjedisë? Nëna dhe fëmijët...

1:30

Tre zjarrfikës humbin jetën , situatë kritike...

12:17

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu:...

12:04

Data 3 do të jetë shumë e...

11:44

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte,...

11:27

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet...

11:21

Lezhë/ Arrestohen dy persona për grabitje, 26-vjeçari...

11:14

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot...

10:57

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë...

10:48

Turisti polak bllokohet në malin e Çikës,...

10:40

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do...

10:35

Shqipëria drejt krijimit të Institutit Kombëtar të...

10:31

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes...

9:58

Eklipsi diellor i 12 gushtit, ku mund...

9:58

Policia “luftë” skafeve dhe jet-ski, gjoba deri...

9:39

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në...

9:36

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën...

8:45

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teo...
  • Mali i Zi njeh me ligj pushimin për gratë dhe vajzat gjatë d...
  • Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam thellësisht i p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.