Subscribe

Nga mesnata, në Maqedoninë e Veriut ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp i bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe qytetarëve, që edhe në kushtet e pandemisë të tregojnë përgjegjshmëri për një proces zgjedhor demokratik.

OLIVER SPASOVSKI

KRYEMINISTER I QEVERISE TEKNIKE

“Për herë të parë organizojmë zgjedhje si vend anëtar i NATOS dhe si një vend që është kandidat në fazën e fundit për anëtarësimin në BE për të cilin përgatitet edhe korniza negociuese. Kjo është edhe detyrim e motivim i shtuar për të përmbushur organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve sipas te gjitha standarteve europiane.”

Fushata do të zgjasë deri më 12 korrik dhe në garë janë 15 koalicione. Mitingjet dhe tubimet e mëdha do të shmangen, në përputhje me masat për mbrojtjen nga Kovid -19.

Prezantimi i platformave politike do të jetë kryesisht online dhe përmes mediave. Takimet me qytetarët do të zhvillohen në vende të hapura me pjesmarrjen e jo më shumë se 50 personave.

Ndërsa në ambientet e mbyllura do të lejohen 30 persona duke respektuar distancën dhe veshjen e maskave.

Ndërkohë qeveria ka vendosur të hapë kufijtë nga kjo e premte, udhëtarëve nuk do t’iu kërkohet më testi i koronavirusit apo izolimi i detyruar. Ndërsa më 1 korrik do të hapet edhe aeroporti ndërkombëtar i Shkupit si dhe aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *