Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Ekspozita “Një Copëz Arti” vjen nga Tetova në Presidencë, Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë

17 Janar 15:42

“Një Copëz Arti” erdhi këtë të premte nga Tetova, në Tiranë. Presidenti Bajram Begaj, hapi dyert e institucionitpër artistët e vegjël të shkollës së mesme komunale të tekstilit në Tetovë.

Ata shpalosën talentin përmes krijimtarive të frymëzuara nga tradita. 63 punimet e ekspozuara në Institucionin e Presidencës përcollën një larmi rrymash artistike avangardë në tekstil, mobilim dhe interior me elementin e përbashkët: shqiptarinë.

Presidenti Begaj, në urimin e mirëseardhjes së tyre, i cilësoi si misionarë në vijimësinë e ruajtjes së shpirtit të kombit, promovues të vlerave kulturore dhe edukative.

“Shkolla juaj profesionale ka një traditë disavjeçare në dizajnin e veshjeve të ndryshme, arte të aplikuara të interiorit, mobilieve dhe prodhimeve artizanale e ushqimore, dhe ky është një model që meriton promovim mbarëshqiptar, mbarëkombëtar. Sot kam ftuar, gjithashtu, nxënës të të njëjtit drejtim si ju nga Liceu Artistik i Tiranës, në mënyrë që të dyja shkollat të ndërtojnë ura bashkëpunimi, që kanë si bazë zhvillimin e talenteve rinore në art dhe tekstil”, tha ai.

Kreu i Shtetit këshilloi artistët e vegjël të vijojnë me ruajtjen dhe promovimin e traditës: “Unë ju inkurajoj ju, të dashur nxënës, që fantazia juaj artistike të mos braktisë asnjëherë elementët kombëtarë dhe shpirtin artistik të shqiptarëve të derdhur ndër shekuj në veshjet tona tradicionale. Ato janë veshje të identitetit tonë kombëtar dhe kulturor, të trashëguar e pasuruar brez pas brezi”.

Duke iu referuar Xhubletës dhe Kërcimit të Tropojës të mbrojtur nga UNESCO, PresidentiBegaj, u shpreh se “Duhet të vazhdojmë të punojmë fort që edhe veshjet tona mijëravjeçare të trevave të tjera të shqiptarisë të shndërrohen në pasuri të të gjithë njerëzimit”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi nismën e Presidentit të Republikës në shërbim të Shqiptarisë.

 “Me këtë veprim, Presidenti edhe në vepër tregon përkushtimin e Tij ndaj Kushtetutës së Shqipërisë për të qenë President i të gjithë shqiptarëve dhe jashtë trojeve të tjera etnike”, deklaroi ai.

Nxënësit dhe mësuesit nga Tetova shkëmbyen ide me artistët dhe profesorët e Liceut Artistik të Tiranës për krijimin e mundësisë së institucionalizimit të bashkimit të të rinjve në trevat shqiptare.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
presidenti begaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje, për këtë rast do e jepja sërish sot

më shumë...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka Trump dhe Kushnerin gjatë një darke në Jug

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë, as familja ime nuk kemi blerë prona

më shumë...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë kaluar 13 vjet, ishte në mesin e gjykimeve që kam bërë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Autori Sadik Llani Vrau shokun me kallash, RENEA ende në kërkim të Sadik Llanit...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.