Dhjetë vjet më parë, këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj humbi të atin. Në këtë përvjetor të trishtë të ndarjes së tij nga jeta, ajo ka ndarë me ndjekësit një moment shumë prekës. Ajo ka treguar se para 18 vitesh babai i tyre ndërtoi një shtëpi në vendlindje dhe atje ka lënë një kujtim që Beatrix ka mundur ta gjejë pak kohë më parë. Gjatë ndërtimit të shtëpisë, gjithë familja ka shkruar diçka në një dërrasë.

“Kur isha 8 vjeçe babai im po ndërtonte shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku atje në një vend, babai na tha të shkruanim diçka…kështu që pas disa vitesh, kur ne të ishim më të rritur do të shikonim dhe do të kujtonim e qeshnim me atë moment përgjithmonë.”, ka shkruar Beatrix.

“Kjo është ajo çfarë shkroi babai im… Eh mor bab… Nuk u plakëm dot bashkë. Pas kaq shumë vitesh mendoja se nuk do e gjeja dot kurrë atë copë druri. Vendosa të rindërtoja shtëpinë tonë vetëm për  ta parë sërish dhe ta mbaja përgjithmonë. Oh Zot, ti babi dije gjithmonë si t’i bëje gjërat e vogla shumë speciale dhe të mbahen mend përgjithmonë”./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *