Nënkryetari I Partisë Demokratike Edi Paloka nëpërmjet një statusi në facebook I kërkoi ministrit të brendshëm Xhafaj që të largohet një orë e më parë nga posti që mban.
“Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti I vetëm në botë që kapet ne flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm. Cdo orë në zyrë, prish provat e lidhjeve të vëllait me trafikun e droges, pengon hetimin e vëllait për trafik droge, pengon arrestimin e tij për dënimin me 7.2 vjet burg në Itali, pengon zbatimin e ligjit antimafia”.
Edi Paloka thotë se ministri Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.





