Subscribe

Partia demokratike ka publikuar vendimin e prokurorise dhe gjykates se Janines te cilat tregojne se per kryetarin e bashkise se Vores Agim Kajmaku  ka nje mase sigurie arrest me burg.

 

Numri dy I PD, Gazmend Bardhi tregoi per median se ne vitin 2003 Agim Kajmaku qe asokohe mbante emrin Jorgo Toto eshte arrestuar  ne Greqi.

 

GAZMENT BARDHI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD

 

Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek.

 

Sipas Bardhit, pasi ka bere disa dite burg, oficeri i policisë gjyqësore ka vendosur që hetimet ndaj tij të zhvilloheshin nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, derisa çështja t’i përcillej prokurorisë dhe gjykatës. Me pas, meqenese per nje krim te kesaj natyre denimi eshte minimalisht 10 vjet burg, prokuroria e Janinës ka urdheruar arrestimin e Kajmakut.

 

 

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim. Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuarj, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipër.

 

 

Bardhi ka shpjeguar se Agim Kajmakut I ndalohet nga ligji I dekriminalizimit te jete drejtues I bashkise se Vores.

 

 

Ai ka të paekzekutuar një masë arresti me burg dhe nuk ka marrë kurrë pafajësinë mbi akuzën e ngritur nga Prokuroria greke. Pra, praktikisht është edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi. Të gjitha këto të dhëna provojnë se Agim Kajmaku është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

 

Pas procesit te 30 qershorit, kryetari I bashkise se Vores Agim Kajmaku eshte rasti I dyte pas Valdrin Pjetrit qe opozita e ka denoncuar si person me te kaluar kriminale duke kerkuar largimine tij nga pushteti vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *