Edhe këtë të martë, dhjetra mijwra njerëz kanë shoqëruar ceremoninë mortore të gjeneralit Iranian, Kasem Suleimani në qytetin e lindjes, Kerman.

Përplasjet me turmën e rrëmujshme kanë shkaktuar dhjetra të vdekur ndërsa gjuha e kërcënimeve vijon të përshkallëzohet.

Kreu i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami ka paralajmëruar Washingtonin se do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër interesave amerikane.

 

“Ne do të hakmerremi, me një hakmarrje të vështirë dhe përfundimtare”, tha Salami duke iu drejtuar turmave që brohorisnin “Vdekje Amerikës”. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe komandantët e lartë ushtarakë gjithashtu kanë thënë se hakmarrja e Iranit për aksionin amerikan do të përputhej me shkallën e vrasjes së Suleimanit.

 

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i mbrojtjes mohoi njoftimet se ushtria amerikane po përgatitej të tërhiqej nga territori irakian. Paralajmërimet e Sh.B.A dhe Iranit për hakmarrje kanë rritur shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

 

Trump ka premtuar se do të godasë 52 objektiva iraniane, përfshirë vendet kulturore, nëse Irani hakmerret për vdekjen e gjeneral Suleimanit me sulme ndaj amerikanëve ose pasurive të Sh.B.A.-së, megjithëse Pentagoni e mohoi një gjë të tillë.

 

Nga ana tjetër europianët, përmes Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen po përpiqen të ndërmjetësojnë midis Teheranit dhe Uashingtonit një marrëveshje të re, të shtrirë në çështjet që mbetën jashtë asaj bërthamore, për të shmangur luftën e hapur. Më 9 janar do të ketë edhe një takim mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin për këtë cështje.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *