Subscribe

Zbatimi i ligjit për arsimin e larte dhe konflikti ne Universitetin e Tiranës ka shkaktuar debate  te forta ne komisionin e edukimit.

 

Për gati 4 ore ministrja e arsimit Lindita Nikolla është vene ne qendër te sulmeve te opozitës. Kryetarja e komisionit Albana Vokshi kërkoi dorëheqjen e ministres pasi sipas saj nuk janë nxjerre brenda afateve aktet nënligjore te ligjit për arsimin e larte. Ndërsa ministrja Nikolla është kundërpërgjigjur.

 

Debatet e ashpra ne komision dhe sulmet e vazhdueshme te kryetares Vokshi ndaj ministres se arsimit kane shkaktuar  acarimin e deputeteve te mazhorancës.

 

Seanca dëgjimore ka përfunduar me akuza ndaj ministres Nikolla. Deputetet e opozitës deklaruan se ministrja nuk iu përgjigj asnjë pyetje dhe se te gjitha do ti dërgojnë me shkrese zyrtare për marre sqarime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *